E dhimbshme/ Futbollisti shqiptar humb ndjenjat gjatë ndeshjes, dërgohet në spital

Futboll

E dhimbshme/ Futbollisti shqiptar humb ndjenjat gjatë ndeshjes, dërgohet në spital

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:25
Astrit Selmani

Ylli i Kosovës, Astrit Selmani ka humbur për disa sekonda ndjenjat gjatë ndeshjes të Hammarbyt naj Ostersund.

Shqiptari ka ‘plasaritur’ vetullat, derisa klubi suedez shkruan se edhe tronditjet nuk mund të përjashtohen.

Hammarby bën tutje me dije se Astriti është duke u dërguar në spital për teste të tjera.

“Astrit Selmani humbi ndjenjat për disa sekonda gjatë përplasjes në ndeshjen që po zhvillohet kundër Östersund. Përveç vetullave të plasaritura, tronditjet nuk mund të përjashtohen. Astrite tani po dërgohet në spital për ekzaminime të mëtejshme. Informacione të mëtejshme kur të dimë më shumë”, shkruhet në komunikatë.

Në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së Selmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat