​Klopp: Më thanë se ky rezultat nuk ka ndodhur kurrë në historinë e klubit

Futboll

​Klopp: Më thanë se ky rezultat nuk ka ndodhur kurrë në historinë e klubit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:24
​Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i vetëdijshëm që fitorja me rezultat 5-0 ndaj Manchester United ishte një goditje e fortë, por ai ende nuk ka pasur mundësi të vlerësojë madhështinë e rezultatit.

“Nuk e kam menduar akoma. Është një ditë e mirë, një ditë vërtet e mirë. Asnjë ide, por nëse është një nga rezultatet më të mira është një gjë e madhe”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Më thanë se nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. Ky grup gjithmonë dëshironte të shkruante kapitullin e tj, kështu që ky ishte një kapitull i vogël sonte. Njerëzit do të flasin për të në të ardhmen, 100 për qind sepse nuk ndodh shumë shpesh”, vazhdoi trajneri gjerman.

"Ne e pamë lojën dhe ishim me fat në dy ose tre situata në pjesën e parë kur United mund të kishte shënuar, ata duhet të kishin shënuar të parin, por kjo nuk e bën performancën tonë më të zbehtë”, tha Klopp në fund.

Liverpooli është në vendin e dytë në tabel me 21 pikë, kurse Manchester United në të shtatin me 14 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat