Scholes thotë se Pogba nuk duhet asnjëherë të luajë më për Man United pas humbjes nga Liverpool

Futboll

Scholes thotë se Pogba nuk duhet asnjëherë të luajë më për Man United pas humbjes nga Liverpool

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 00:21
Pogba

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se mesfushori Paul Pogba nuk duhet të luajë më asnjëherë pas kartonit të kuq ndaj Liverpool.

Pogba hyri në lojë në pjesën e dytë, kur Man United ishte duke humbur 0-4, por pasi Mohamed Salah kompletoi het-trikun, francezi faulloi Naby Keita dhe mori karton të kuq.

Kjo ndodhi për vetëm 15 minuta sa ishte në fushë dhe Scholes ka kërkuar që Pogba të mos lejohet të luajë më për “Djajtë e Kuq”.

“Është ditë zhgënjyese, kjo është e kuptueshme. Mendoj se ka qenë shumë vështirë, mendoj që trajneri kishte emocione pas rikthimit ndaj Atalantas”.

“Ne u rikthyem atë ndeshje, por asnjëherë nuk mund ta bësh ndaj Liverpool, ata kanë shumë kualitet. Mendoj se ishin përgatitur teknikisht që një gjë e tillë të mos ndodhte dhe fatkeqësisht nuk ndodhi”.

“Paul Pogba erdhi për të ndihmuar skuadrën, provon ta mbajë topin, të tregojë sa i fortë është në mesfushë dhe pastaj e falë golin”.

“Pastaj bën ndërhyrje të tmerrshme dhe tani je 0-5 me 10 lojtarë. Nëse Ole është trajner, a do e shohim Pogba prapë në fanellë? Ka shkaktuar shumë gjëra në vitet e fundit. Të gjithë e dinë çfarë talenti ka, i besojnë të gjithë, çdo trajner i beson, provon ta lejojë lojtarin që është”.

“Por, prapë së prapë nuk ka nënshkruar kontratën, duke mbajtur vetën dhe pastaj vjen dhe bën diçka të tillë”.

“Nuk është faji i Ole. Shikoni, ai ndoshta do luajë prapë apo jo? Por mendoj që nuk do mungojë, nëse nuk luan”.

“Ka pasur shumë shanse, thotë që i mungon vazhdimësia, por është thjeshtë jo disiplinë dhe respekt ndaj trajnerit dhe bashkëlojtarëve, shikoni çfarë bëri sot”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man United është tetë pikë prapa liderit Chelsea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat