​Allegri shpjegon detajet taktike se si arriti ta ndal me barazim Interin

Futboll

​Allegri shpjegon detajet taktike se si arriti ta ndal me barazim Interin

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 10:00
Maximiliano Allegri

Allegri shpjegon detajet taktike se si arriti ta ndal me barazim Interin

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri, ka folur për vendimet e tij taktike në barazimin 1-1 me Interin, duke e parë atë si një pikë të mirë për të fituar në garën e Scudettos.

“Zonja e Vjetër” arriti q% t% largohej nga “Giuseppe Meazza”me një pikë falë penalltisë së shënuar nga Paulo Dybala, e cila u shkaktuar pas ndërhyrjes së Dumfries në Alex Sandron.

"Pjesa e parë e paraqitjes ishte e mirë, e dyta edhe më e mirë. Ne patëm disa shanse me të cilat duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë, pastaj u ngritëm me më shumë besim kundër një Interi shumë të mirë”, tha Allegri për “DAZN”.

“Të mos harrojmë se “Nerazzurrët” janë të fortë teknikisht dhe fizikisht, kështu që na duhej një paraqitje e fort%. Është një pikë e mirë, na mban brenda diferenc%s prej tre pikëve nga Interi dhe na lejon të vazhdojmë këtë ecuri pozitive të rezultateve”.

Allegri gjithashtu u pyet për zgjedhjet e tij befasuese taktike duke imituar skemën 3-5-2 të Inzaghit dhe duke lënë Federico Chiesan dhe Matthijs de Ligt në stol.

“E dija se mund të ishte një lojë mjaft fizike, kështu që më duhej dikush si Kulusevski që të bënte më shumë presion mbi Brozovic. Ndërsa ritmi u ul, unë inkuadrova Dybalan dhe Chiesan. Është një pikë e mirë, por tani duhet patjetër të fitojmë të mërkurën kundër Sassuolos”, tha Allegri n% fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat