“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin Pogban

Futboll

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin Pogban

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:01
“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin Pogban

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin pa para yllin e tyre verën e ardhshme. Pogba mund të përfundojë në Real Madrid si transfer i lirë

Manchester United është i vetëdijshëm se ky mund të jetë sezoni i fundit i Paul Pogbas në “Old Trafford”.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”, sipas së cilit, gjiganti anglez është dorëzuar tashmë.

Kjo nënkupton se “Djajtë e Kuq” po përgatiten ta humbasin pa para yllin e tyre.

Kjo pasi verën e ardhshme, kampioni i botës me Francën do të jetë i lirë pasi do t’i skadojë kontrata.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re dhe kjo nënkupton se ish-futbollisti i Juventusit mund të bëjë para-kontratë me klubin e ri qysh në janar.

Së fundmi flitet se lojtari i ka prishur punët me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, edhe pse ai i hodhi poshtë këto spekulime.

Mediat e huaja shkruajnë se Pogba mund të përfundojë në Real Madrid si transfer i lirë në vitin 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat