Sulmuesi i Kosovës rikthehet pas tronditjes së madhe

Futboll

Sulmuesi i Kosovës rikthehet pas tronditjes së madhe

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:29
Sulmuesi i Kosovës rikthehet pas tronditjes së madhe

Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje me Hammarbay, disa ditë pasi e pësoi një lëndim të frikshëm që e la pa ndjenja për disa çaste në një ndeshje në ligën elitare suedeze në fundjavën e kaluar.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Selmani e pësoi një tronditje në kokë nga përplasja kokë me kokë me kundërshtarin në fitoren e Hammarby 4:3 kundër Ostersunds të dielën.

Por pas ekzaminimeve mjekësorë dhe disa ditëve pushimi, Selmani i nisi ushtrimet i veçuar të enjten, para se të rikthehet në grup pasi të jetë riaftësuar plotësisht.

 “Astrit Selmani ka filluar të lëvizë dalëngadalë, pas tronditjes që e pësoi në ndeshje kundër Ostersund. Të enjten, ai e kreu një stërvitje të lehtë në Astra IP, pasi pushoi disa ditë. Rikthimi ka filluar, por është e rëndësishme të vazhdojmë me kujdes”, thuhet në njoftimin e Hammarby.

Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat