Përdori pa leje sprajin për gjyqtarët, gjobë rekord ndaj FIFA-s

Futboll

Përdori pa leje sprajin për gjyqtarët, gjobë rekord ndaj FIFA-s

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 21:41
Përdori pa leje sprajin për gjyqtarët, gjobë rekord ndaj FIFA-s

Përdorimi pa autorizimin e shpikësve të sprajit në futboll do t’i kushtojë FIFA-s plot 120 milionë euro, ose plot 15 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur që nga 2017, kur u mor vendimi për ta përdorur atë pa marrëveshje me autorët.

FIFA humbi gjyqin me Pablo Silva dhe Haine Allemagne, dy shpikësit e sprajit të përdorur në futboll për të shenjuar distancat në fushë.

“Jemi shumë të lumtur, por edhe të habitur për faktin se dy individë të thjeshtë si ne kanë mposhtur një gjigant si FIFA”, thanë ata.

Beteja ligjore nisi në vitin 2014 në Brazil. Pas 7 vitesh, një gjykatë civile në Rio ka ndëshkuar FIFA-n, duke e akuzuar se ka përvetësuar pa asnjë pagesë idenë e Silvas dhe Allemagne, të cilën ata e kishin regjistruar me të drejta autorësie në gjykatë.

Sep Blater, si President i FIFA-s në 2014-ën, kishte arritur një akord me dy krijuesit e sprajit për 40 milionë euro, por kësaj shume i shtohen 15.000 euro për çdo ndeshje, ku spraji është përdorur, si dhe gjoba të ndryshme. Edhe Gianni Infantino, presidenti aktual i FIFA-s është pjesë e çështjes, sepse gjoba prej 15.000 eurosh për ndeshje fillon nga 2017-a, kur ai ka qenë në detyrë.

Procesi gjyqësor ishte i gjatë, 7 vite procese gjyqësor, sepse që në 2014-ën një gjykatës i Rio de Zhaneiros u kishte njohur krijuesve të sprajit të drejtën e autorësisë. Haine Allemagne ka treguar më parë detajet e çështjes: FIFA kishte lejuar edhe kompani të tjera të përdornin sprajin, pasi ai vetë kishte refuzuar një ofertë 500.000 dollarë nga federata që drejton futbollin botëror.

Allemagne ofroi 300 kanaçe spraj për Botërorin e Brazilit me logon e kompanisë së tij. Tani vjen fundi i historisë, me një gjobë të majme për FIFA-n dhe njohjen e 15 viteve punë për dy shpikësit e kanaçes së sprajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat