Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat U17 do të zhvillojë sot ndeshje si vendase kundër Irlandës së Veriut, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2022.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, “Kuq e Zinjtë” e rinj pësuan humbje nga Skocia me rezultat të ngushtë 3:2, kurse Irlanda Veriore u mposht nga Italia me rezultat 2:0.
Shqipëria dhe Irlanda e Veriut gjenden në Grupin 12 të këtyre kualifikimeve, së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Skocisë dhe ajo e Italisë.
Pas dy xhirove të zhvilluara, Shqipëria zë vendin e fundit në këtë grup me asnjë pikë të arkëtuar, njëjtë sikurse Irlanda e Veriut që zë vendin e tretë.
16:00 Shqipëria U17 – Irlanda e Veriut U17.