Ronaldo hero, shmang humbjen! Lewa shënon het-trik! Barcelona fiton në Kiev

Futboll

Ronaldo hero, shmang humbjen! Lewa shënon het-trik! Barcelona fiton në Kiev

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:51
Ronaldo

(E plotësuar) -  Cristiano Ronaldo është hero i Manchester Utd, kthehen me një pikë nga Bergamo.

Atalanta ka barazuar me rezultat 2:2 me Manchester Utd, në ndeshjen e xhiros së 4-të të Champions League.
Manchester Utd i falet Cristiano Ronaldos, ndërsa Villareali kryeson në Grupin F me gjithsejt 7 pikë.   

Në minutën e 12-të, Josip Iliçiç shënon për Atalantën.  Ai realizon nga rreth 16 metra në këndin e poshtëm të majtë.

Image

Në fund të pjesës së parë Cristiano Ronaldo shënon nga rreth 11 metra në këndin e poshtëm dhe barazon rezultatin.

Grupi E
Bayern - Benfica 5:2
Dynamo Kiev - Barcelona 0:1

Tabela
1. Bayern    4    4    0    0    17:2    12
2. Barcelona    4    2    0    2    2:6    6
3. Benfica    4    1    1    2    5:9    4
4. Dyn. Kyiv    4    0    1    3    0:7 1

Grupi F
Atalanta - Manchester Utd 2:2
Villareali - Young Boys 2:0

Tabela

1. Villarreal    4    2    1    1    9:5    7
3. Manchester Utd    4    2    1    1    8:7    7
3. Atalanta    4    1    2    1    7:7    5
4. Young Boys    4    1    0    3    3:8    3

Grupi G
Sevilla - Lille 1:2
Wolfsburg - Salzburg 2:1 (1:1)

Tabela

1. Salzburg    4    2    1    1    7:5    7
2. Lille    4    1    2    1    3:3    5
3. Wolfsburg    4    1    2    1    4:5    5
4. Sevilla    4    0    3    1    3:4    3
 

Grupi H
Juventus - Zenit 4:2
Malmo - Chelsea 0:1 (0:0)

Tabela
1. Juventus    4    4    0    0    9:2    12
2. Chelsea    4    3    0    1    6:1    9
3. Zenit    4    1    0    3    5:7   3    
4. Malmo FF    4    0    0    4    0:12    0

Në pjesën e dytë, Zapata në minutën e 58-të  shënon për 2:1.

Në minutën e 90+2, Ronaldo barazon rezultatin 2:2. 

Bayerni ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 5:2 ndaj Benfica-së. bavarezët realizuan fitoren e katërt rresht. Robert Lewandowski përveç që shënoi het-trik, dështoi edhe nga penalltia në minutën e 45+1.    

Për Bayernin shënuan Lewandowski (26’, 61’ e 84’), Gnabry (32’), Sane (49’) dhe për Benfica-n Morato (38’), Nunez (74’).

Image

Lewandowski

Juventusi arkëton tre pikë të pritura, duke e mundur me rezultat 4:2 ekipin rus Zeniti. 

Për Juven realizuan  Paulo Dybala (11' e 58’-nga penalltia), Chiesa (74’), Morata (82’) dhe për Zenitin Bonucci (26’-autogol) e Azmoun (90+2').

Barcelona pas krizës së madhe që po kalon në Spanjë, triumfon në Kiev me rezultat 1:0 ndaj Dynamos. Fati shënoi në minutën e 70-të. Bayerni dhe Juventusi sigurojnë kalimin në të tetën e finales.

Image

Barcelona

//////////////////////////////////////////////////////////

94' Lewandowski shënon het-trik, 5:2 për Bayernin.

82' Morata thellon rezultatin e Juves me 4:1. 

76' ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

74' Nunez ngushton rezultatin e Bayernit në 4:2.

74' Chiesa thellon epërsinë e Juves, 3:1.70' Fati kalon në epërsi Barcelonën.

64' Dramë në Bergamo, dramë në Torino.

61' Lewandowski thellon epërsinë e Bayernit (4.1).

59' Duvan Zapata sjell gëzim në Bergamo, shënon për epërsinë e Atalantës.  

56' Dybala shënon nga penalltia, 2:1 për Juventusin. 53' Gjithçka e hapur në Bergamo.

50' Lojëra shumë të forta, rezultate të paqarta.

49'  Leroy Sane i jep qetësinë Bayernit, shënon për 3:1.

46' Fillojnë pjesët e dyta.Përfundojnë pjesët e para, Manchester Utd është baras (1:1) në përballje me Atalantën në Bergamo,

45+1' Cristiano Ronaldo shënon nga rreth 11 metra në këndin e poshtëm dhe barazon rezultatin. Atalanta - Manchester Utd 1.1.

45' Lewandowski dështon nga penalltia, lëshon rastin për të thelluar epërsinë e Bayernit.

Bayerni në epërsi me 2:1 kundër Benfica-s. 45' Në secilën ndeshje rivalitet.

42' Bayerni pëson golin e parë qysh në xhiron e katërt.

38' Benfica ngushton rezultatin me golin e Moratos. 

40' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.

36' Manchester Utd po lufton që të barazojë rezultatin.

32' Bayerni shton epërsinë 2:0 përmes golit të Serge Gnabryt. E veçanta e kësaj skuadre është se, asnjë gol nuk e ka pësuar në Grupin E dhe ka shënuar 14 deri me tash.   30' Juve po befason për të keq, e cila tani për tani është baras (1:1).

26' Mjeshtria e Robert Lewandowskit, Bayerni në epërsi me 1:0 ndaj Benfica-s.  26' Skuadra ruse barazon (1:1) rezultatin me Juventusin. Bonucci shënon autogol.

25' Barcelona po dominon në Kiev por nuk po shënon derr me tash.

21' Lojë e fortë në Bergamo. 

18' Atalanta po tregon lojë të mirë në duel me Manchester Utd.

15' Manchester Utd është në presion të madh.

12' Josip Iliçiç shënon për Atalantën, avancojnë ndaj Manchester Utd.  Ai shënon nga rreth 16 metra në këndin e poshtëm të majtë.

11' Paulo Dybala kalon në epërsi (1:0) Juventusin ndaj Zenitit. 

10' Nuk ka gola deri me tash.

9' Barcelona pas krizës së rezultateve në Spanjë, në Kiev kërkon fitore ndaj Dynamos.7' Ronaldo me Manchester Utd kërkojnë golin e epërsisë.

4' Atalantës i duhet me çdo kusht fitorja.

2' Bayerni dhe Barcelona kërkojnë fitore.

1' Fillojnë ndeshjet.Manchester Utd është në presion të Atalantës, në takimin që zhvillohet në Bergamo, në kuadër të Grupit F të Champions League.

Ronaldo me shokë synojnë tre pikë.

Manchester Utd udhëheq me 6 pikë, pasojnë Villareali e  Atalanta, secila nga 4 pikë e Young Boys ka tre.

Atalanta – Manchester Utd 

Atalanta: Musso, Maehle, Palomino, Koopmeiners, Freuler, De Roon, Demiral, Iliçiç, Zappacosta, Pasalic, Zapata.
Manchester Utd: De Gea, Bailly, Varane, Maguire, Wan-Bissaka, McTominay, Pogba, Fernandes, Shaw, Ronaldo, Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat