Ferdinand këshillon Man Unitedin: Nëse luani me Cityn si me Atalantan, do pësoni pesë gola

Futboll

Ferdinand këshillon Man Unitedin: Nëse luani me Cityn si me Atalantan, do pësoni pesë gola

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Rio Ferdinand

Manchester United do marr një goditje nga Manchester City në rast që rikrijojnë paraqitjen kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve, kështu thotë legjenda e klubit, Rio Ferdinand.

Dje, Cristiano Ronaldo shpëtoi sërish klubin me një dygolësh kundër Atalantas.

Tani, Man United ka vëmendjen te rivali lokal, City dhe Ferdinand frikësohet se nëse klubi do rikrijojë paraqitjen e Atalantas ndaj skuadrës së Guardiolas.

“Manchester United nuk bën të zhvillojë paraqitjen e pjesës së dytë kundër Man Cityt. Nëse e bëjnë, do goditen në fytyrë sërish”.

“Do jenë tre, katër apo pesë sepse nuk tregon respekt për kundërshtarin. Insiteti ishte aty. Erdhi falë një momenti brilant dhe Ronaldo i shpëtoi sërish”, deklaroi ai.

Përballja mes dy rivalëve të Manchesterit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat