Marseille-Lazio, Muriqi në bankën rezervë, ja formacionet zyrtare

Futboll

Marseille-Lazio, Muriqi në bankën rezervë, ja formacionet zyrtare

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:58
Ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Marseille dhe asaj të Lazios, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Të dy skuadrat për herë të fundit u përballën në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare, ku në atë ndeshje nuk pati fitues pasi që rezultati ishte i barabartë 0:0.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, Lazio zë vendin e dytë me gjithsej katër pikë të arkëtuara, një më shumë se kundërshtari i sotëm Marseille që zë vendin e tretë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Marseille do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Lazio do të mungojnë Adekanye dhe Zaccagni.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Marseille (4-4-1-1): Lopez; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Peres; Lirola, Guendouzi, Kamara, Under; Payet; Milik

Lazio (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Acerbi, Luiz Felipe, Lazzari; Basic, Lucas Leiva, Alberto; Pedro, Immobile, Anderson

Grupi E

21:00 Marseille – Lazio (Stadiumi Vélodrome)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat