Rrahje masive mes futbollistëve, trajnerëve, prindërve dhe tifozëve

Futboll

Rrahje masive mes futbollistëve, trajnerëve, prindërve dhe tifozëve

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:45
Rrahje masive mes futbollistëve, trajnerëve, prindërve dhe tifozëve

Një ngjarje e pazakontë është parë në ndeshjen e Ligës së kadetëve në Ukrainë.

Në minutën e 70-të të ndeshjes nisën shkëndijat mes kadetëve të Dnipros dhe Mariupolit. 

Fillimisht lojtarët janë përleshur dhe pastaj ka ndërhyrë stafi profesional i njërit ekip, më pas i ekipit tjetër dhe në kaos të plotë kanë marrë pjesë edhe prindërit dhe tifozët nga tribuna!

Në fakt, kushdo që ndodhej në stadium në atë moment, në njëfarë mënyre ka “kontribuar” në këtë luftë të madhe.

Njësoj vazhdoi në fushë për disa minuta, por më pas situata u qetësua. Kur tifozët dhe prindërit u larguan nga fusha, ndeshja vazhdoi, por futbolli bie në plan të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat