Saviq në panik nga Kosova: Habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes Portugali - Serbi

Futboll

Saviq në panik nga Kosova: Habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes Portugali - Serbi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:26
Saviq në panik nga Kosova: Habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes Portugali - Serbi

Federata e Futbollit e Kosovës është ankuar në mekanizmat më të lartë të futbolli ndërkombëtarë, për sjellje të turpshme të futbollistëve të Serbisë. 

Ankesa e FFK-së, siç duket po shkakton panik edhe te Federata e Futbollit e Serbisë dhe të servilët e saj, siç është Dushan Saviq, i njohur si Dule, ish futbollist i Cërvena Zvezdës.

Federata e Futbollit e Kosovës u ankua se futbollistët e Serbisë pas ndeshjes me Portugalinë, u paraqiten me bluza provokuese dhe me këngën që përmend qytetet në dy shtetet fqinje, Prizrenin në Kosovë dhe Ruminë në Mal të Zi.

“Habitem që nuk kërkuan anulimin e ndeshjes në Lisbonë, që Portugalia të fitonte me rezultatin zyrtar”, ka thënë mes të tjera Saviq në “TV Pink”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat