Me dy shqiptarë në fushë Levante frenon Athletic Bilbaon

Futboll

Me dy shqiptarë në fushë Levante frenon Athletic Bilbaon

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 00:00
Me dy shqiptarë në fushë Levante frenon Athletic Bilbaon

Me dy futbollistë me origjinë shqiptare në fushë Shkodran Mustafin dhe Enis Bardhin,

Levante ndali në një barazim pa gola Athletic Bilbaon në sfidën që hapi javën e 14-të të La Ligas, një barazim që gjithsesi nuk i shkon përshtat asnjërës prej dy skuadrave pasi Levante mbeti në vendin e parafundit dhe nuk e ka provuar ende shijen e fitores në këtë sezon.

Ndërkohë edhe Bilbao e Marcelino Garcia Toral nuk po kalon një moment të mirë pasi në 4 javët e fundit ka marrë tre barazime dhe një humbje dhe për momentin ndodhet në vendin e 7-të.

Rastet më të mira në këtë sfidë i kishin pikërisht baskët të cilët fituan edhe një 11-metërsh në pjesën e parë në minutën e 20-të, penallti që më pas u anulua nga ndërhyrja e sistemit VAR.

Athletic Bilbao e kërkoi më shumë fitoren dhe që në minutën e 5-të pati një shans të artë me Inigo Martinez. Levante u kundërpërgjigj në të 11-ën me Jorge de Frutos por as ky episod nuk solli asgjë.

Në pjesën e dytë ishte Bilbao që pa më shumë nga porta e Levantes, edhe pse Jorge de Frutos pati një tjetër rast të mirë në minutën e 77-të për të kaluar në epërsi vendasit, ndërsa 3 minuta më vonë, mundësia iu paraqit Nico Williams por Cardenas u shfaq në lartësinë e duhur.

Në fund një 0-0 që nuk kënaqi askënd. Për t’u përmendur që Enis Bardhi dhe Shkodran Mustafi u zëvendësuan të dy në minutën e 73-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat