Shqiptari shënon përsëri, por nuk mjafton përballë Lukas Podolskit

Futboll

Shqiptari shënon përsëri, por nuk mjafton përballë Lukas Podolskit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Shqiptari shënon përsëri, por nuk mjafton përballë Lukas Podolskit

Ernest Muçi vazhdon të tregojë se tashmë e meriton plotësisht të jetë titullar në çdo ndeshje te Legia Varshavë. Loja e mirë e sulmuesit të talentuar, po ndiqet edhe nga gola që ai po shënon më me rregullsi në edicionin e tij të dytë në futbollin polak.

Sot, Legia luante një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Gornik Zaberze dhe e pa veten në fund të pjesës së parë në disavantazh të dy golave, një prej të cilëve i shënuar nga Lukas Podolski i cili është kthyer që të mbyllë karrierën në vendin e origjinës.

Por Legia ia doli të kthente sfidën, duke shkurtuar fillimisht shifrat me Vieteska, e më pas në minutën e 54-t, duke barazuar gjithçka me Ernest Muçin.

Ky i fundit u tregua i aftë që në zonë të gjuante me forcë, duke bërë që portierit t’i shpëtonte topi nga duart e të përfundonte në rrjetë, për të ringjallur shanset e skuadrës së tij.

Ky është goli i 3 në këtë kampionat për Muçin, në 11 ndeshje të luajtura. Ndërkohë, ai ka shënuar 1 gol e dhënë 1 asist në ndeshjet në Europë në këtë sezon për skuadrën polake.

Për fat të keq, goli i sotëm nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë Legias, pasi Zabrze shënoi në minutën e 96 të sfidës golin e fitores 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat