3 penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

Futboll

3 penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:08
Foto

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje.

Ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqve për një pozicion milimetrik jashtë loje. Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat