​Pioli flet për rëndësinë që ka sfida me Atletico Madridin për skuadrën e tij

Futboll

​Pioli flet për rëndësinë që ka sfida me Atletico Madridin për skuadrën e tij

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:38
Stefano Pioli

Trajneri Stefano Pioli ka shpjeguar se çfarë duhet të ndryshojë Milani për të fituar kundër Atletico Madridit në shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë kanë marrë vetëm një pikë në katër ndeshje të kësaj gare deri më tani. Për t'u kualifikuar në fazën 1/16, ata duhet të fitojnë kundër Atletico Madridit dhe Liverpoolit, duke shpresuar që gjigantët e La Ligës të barazojnë kundër Portos në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve pas dy javësh.

“Ne analizuam se si luan Atletico Madridi, është e lehtë të motivosh djemtë për këto ndeshje, është shansi ynë i fundit për të mbetur në Champions League”, tha Pioli në një konferencë për shtyp.

“Ekipi është ndërtuar për të qenë konkurrues në të gjitha garat. Shumë prej tyre janë duke luajtur në Champions League për herë të parë në karrierën e tyre. Ne kemi dëshmuar se jemi ende larg nga klubet e tjera, por do të na duhet një paraqitje e madhe nesër”, theksoi Pioli.

Fikayo Tomori nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës mëngjesin e sotëm dhe është në dyshim për udhëtimin në Spanjë, ndërsa Rebic është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

"Ne do të përpiqemi ta rikuperojmë atë, problemi i ijeve u shkaktua nga një problem me muskulin obturator," tha Pioli.

“Na mungon një opsion i rëndësishëm duke parë mungesën e Rebic, kështu që do të më duhet të menaxhoj Leaon, Ibran dhe Giroud në mënyrën më të mirë. Ne luajmë çdo tre ditë dhe çdo ndeshje vlen shumë.”, tha në fund ai.

Dueli ndërmjet Atletico Madridit dhe Milanit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat