Ballkani fiton ndaj Malishevës! Hyseni ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Ballkani fiton ndaj Malishevës! Hyseni ndëshkohet me karton të kuq

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Ballkani fiton ndaj Malishevës! Hyseni ndëshkohet me karton të kuq

Ballkani nga Theranda arkëtoi tre pikë në përballje me Malishevën, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës.

Malisheva në 23 minutat e fundit ishin me një lojtar me pak, pasi që Hasan Hyseni u përjashtua direkt me karton të kuq pas një faulli të ashpër. 

Në minutën e 75-të, Rrahmani realizoi për Ballkanin, në fakt ndëshkoi ish skuadrën e tij.

Në minutën e 90-të, Ermal Krasniqi pengohet në mënyrë të palejueshme, penallti. Ermal Krasniqi shënon nga penalltia për 2:0. 

Ballkani kalon në vendin e dytë me 27 pikë, një me pak se lideri Gjilani dhe dy me shumë se Drita në. pozitën e tretë. Malisheva mbetet në vend të nëntë me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat