Cambiasso sulmon France Football

Futboll

Cambiasso sulmon France Football

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:37
Cambiasso sulmon France Football

Esteban Cambiasso nuk ka më besim te Topi i Artë duke folur me tona të ashpra ndaj revistës franceze France Football por edhe FIFA-s pasi për disa vite u bënë bashkë për të akorduar këtë çmim prestigjoz individual.

Ish-mesfushori i Interit në një intervistë ka shprehur mendimin e tij për Topin e Artë duke e lidhur me një episod të ndodhur gjatë vitit 2010.

“Unë zyrtarisht që prej vitit 2010 kam hequr dorë së besuari nga këto çmime individuale. Në ditën që kuptova që Diego Milito ishte jashtë listës së të nominuarve prej 30 futbollistësh, 30, jo 10 apo 5 por 30. Atëherë thashë me vete unë nga këto çmime nuk kuptoj asgjë dhe këtyre çmimeve nuk u besoj më”, deklaroi ish-mesfushori i Interit  Esteban Cambiasso.

Në sezonin 2009-2010 Diego Milito ishte heroi i tripletës së famshme të Interit duke shënuar 30 gola me zikaltrit në të gjitha kompeticionet përfshirë edhe ata dy në finalen ndaj Bayernit në Madrid, por pavarsisht performancave të shkëlqyera me zikaltrit Milito nuk u përfshi në listën e 30 të nominuarve për Topin e Artë dhe për këtë me siguri kanë ndikur edhe zgjedhjet e një legjende futbolli si Diego Armando Maradona, i cili si trajner nuk fitoi asgjë, por në 2010-ën kur drejtonte Argjentinën për kapriçot e tij personale vendosi ta aktivizojë vetëm në 2 ndeshje sulmuesin e Interit për një total prej 91 minutash në Kupën e Botës, Afrikë e Jugut 2010. Ndërkohë Esteban Cambiasso ka qenë pjesë e Interit nga viti 2004 deri në 2014-ën teksa në 10 sezone zhvilloi në total 420 ndeshje duke shënuar dhe 51 gola me zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat