Haaland, objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha europiane

Futboll

Haaland, objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha europiane

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Haaland është objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha europiane

Erling Haaland, është objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Real Madrid. Gjatë verës pritet të jetë një telenovelë e gjatë, por deri atëherë Haaland, ka kohën në dispozicion për të vendosur.

Borussia Dortmund nuk po kalon një moment të mirë, tashmë matematikisht jashtë Champions League, ndërsa titulli në Bundesliga është një mision i pamundur dhe pikërisht këto ngjarje mund të ndikojnë në vendimin e sulmuesit.

Në vetëm një javë, Haaland nuk siguroi kualifikimin për në Katar 2022 me Norvegjinë, ndërsa të mërkurën konfirmoi mungesën e tij edhe në Champions dhe tashmë do të luaj në Europa League. Sulmuesi nordik nuk luan nga 19 tetori, pasi mbeti i dëmtuar në takimin ndaj Ajax, në Amsterdam dhe pritet të rikthehet në fillim të vitit 2022.

Pa një prezencë në kompeticionet elitare, Haaland duket se ka kuptuar se ka ardhur momenti për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të mendoj seriozisht një ndryshim në verën e ardhshme.

Objektivi i tij mund të jetë një klub që mund t’i sigurojë, të paktën, një prani të rregullt në fazat vendimtare të Ligës së Kampionëve dhe kjo është diçka që, deri më sot, Borussia nuk mund t’ia garantojë atë.

Manchester United dhe Real Madrid janë dy skuadrat me potencialin e nevojshëm që janë në garë për shërbimet e talentit 21 vjeçar. Klauzola e tij është vetëm 75 milionë euro, edhe pse operacioni, pavarësisht ermit të skuadrës, do ta tejkalonte këtë shifër. Mino Raiola, është një dhimbje koke më shumë për çdo skuadër që do të tentojë të futet në bisedime serioze me Erling Haaland.

Disa ditë më parë, Volker Struth deklaroi se operacioni Haaland, si një paketë e plotë, me klauzolën e tij, rrogën për 5 vite dhe komisionet për Raiolën mund të jenë afër kufirit 250 deri në 300 milionë euro.

Gjithsesi, në këtë moment Haaland, përpara çështjeve ekonomike, fillimisht mund të vendos për të ardhmen bazuar mbi kriteret sportive, pra për tu transferuar te një skuadër që i premton nivele të larta dhe në fund tituj.

Borussia Dortmund mendoi t’i ofronte një kontratë të re, duke çuar rrogën e tij rreth 18 milionë euro dhe klauzola nuk do të ndryshonte, por tani duket se nuk bëhet fjalë për numra, por për ndjesi dhe trofe, çka Dortmund, vështirë se mund t’ia sigurojë.

Vera është sa larg po aq edhe afër dhe tani pritet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i Haaland, pasi në Dortmund duket se janë ditët e fudnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat