Goli i shqiptarit të Kosovës për ekipin zviceran, nominohet për më të bukurin e javës në Conference League

Futboll

Goli i shqiptarit të Kosovës për ekipin zviceran, nominohet për më të bukurin e javës në Conference League

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Goli i shqiptarit të Kosovës për ekipin zviceran, nominohet për më të bukurin e javës në Conference League

Edon Zhegrova ka vazhduar me ndeshje të mira në fanellën e Baselit në Conference League.

Sulmuesi anësor shënoi një super gol në ndeshjen ndaj Kairat Almaty, ku skuadra e fitoi me rikthim 3:2.

Goli i tij erdhi me një goditje të bukur nga distanca, duke bërë që të futet në mesin e katër golave më të mirë të javës në Conference League.

Fansat mund të zgjedhin se cili ishte goli më i mirë, ku së bashku me Zhegrovën në garë janë edhe Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.

Zhegrova ka shënuar dy gola në Conference League në këtë sezon, ndërsa Baseli e ka siguruar kalimin e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat