Policia godet huliganët e Barcelonës, sekuestron armë, 300 mijë euro, 5 mijë bimë...

Futboll

Policia godet huliganët e Barcelonës, sekuestron armë, 300 mijë euro, 5 mijë bimë...

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:11
Policia godet huliganët e Barcelonës, sekuestron armë, 300 mijë euro, 5 mijë bimë...

Policia kombëtare spanjolle ka arrestuar 14 "anëtarët më të dhunshëm" të grupit të tifozëve të Barcelonës "Boixos Nois" (Djemtë e Keq).

Aksioni i madh policor zgjati gati dy vite. Policia ka bastisur selinë e grupit të tifozëve dhe 18 banesa të tjera, ku ka sekuestruar 300 mijë euro, një kilogram kokainë, 5 mijë bimë marihuanë, dhjetëra armë, si dhe propagandë na*iste.

“U kapën gjithashtu materiale të ndryshme (që propagandojnë epërsinë e një grupi në baza racore, fetare ose të tjera) dhe u lidhën me grupin radikal të tifozëve "Boixos Nois" dhe motoristët "Hells Angels" të cilit i përkiste një nga drejtuesit” - thuhet në njoftim.

Bëhet fjalë për revista, simbole dhe flamuj të lidhur me regjimin e Hitlerit, si dhe fotografi të "Führer".

Policia bllokoi më shumë se 20 llogari bankare, bastisi tri ndërtesa banimi dhe 27 automjete dhe sekuestroi mbi 300,000 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë fituar përmes veprimtarive të paligjshme të organizatës.
Hetimi u hap në fillim të vitit 2020 kur hetuesit zbuluan një lidhje midis aktivitetit kriminal dhe grupit ‘Boixos Nois’, i cili vepronte si një organizatë e vërtetë kriminale me hierarki dhe disiplinë dhe me karakterin e dhunshëm që shfaqnin ndaj organizatave të tjera me të cilat debatonin në zonat e tyre..

Policia pretendon se grupi financohet nga tregtia e llojeve të ndryshme të drogave dhe se importonte barna anabolike të ndaluara, origjina e të cilave nuk dihet dhe të cilat mund të kenë pasoja fatale nëse konsumohen.

Gjithashtu u zbulua në një banesë ku anëtarët e grupit dyshohet se mashtronin gratë dhe financonin aktivitetet e tyre përmes prostitucionit, kryesisht duke organizuar koncerte dhe ngjarje sportive “përmes të cilave përhapnin urrejtje, armiqësi dhe dhunë ndaj grupeve të tjera të cenueshme apo kundërshtare”.

Grupi i tifozëve ‘Boixos Nois’ u themelua në vitin 1981, kur grupet e organizuara të tifozëve u shfaqën në të gjithë Evropën. Që atëherë, ajo ka marrë pjesë në trazira të ndryshme dhe ngjarja më e zezë ka ndodhur në vitin 1991, kur pesë anëtarë të grupit rrahën për vdekje një tifoz 20-vjeçar të rivalit të qytetit Espanyol, i cili u bë viktima e parë e tifozëve në Spanjë.

Në janar të vitit 2020, ata morën pjesë në trazira të mëdha për herë të fundit, në Valencia, ku u përplasën me grupin e tifozëve të Valencias "Yomus" pranë stadiumit Mestalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat