Spektakël në Tuz! Tetë gola, skuadrës shqiptare i mohohet fitorja në fund  

Futboll

Spektakël në Tuz! Tetë gola, skuadrës shqiptare i mohohet fitorja në fund  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Deçiqi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, një minutë e ndau nga fitorja duke e tradhtuar fati sportiv.

Deçiqi ndahet baras me rezultat 4:4 me Petrovacin, në një ndeshje për infarkt.

Spektakël futbolli, tetë gola e përmbysje të rezultatit, 0:1, 2:1, 2:3, 4:3, 4:4.

Kjo ndeshje do të mbahet mend për një kohë të gjatë, më atraktivja e këtij edicioni në elitën e futbollit malazez.  

Për Deçiqin shënuan Kristijan Vulaj (47’, 77’, Drashko Bozhoviç (51’), Ilir Camaj (83’) dhe për Petrovacin Osmanoviq (24’, Miliçkoviq (54’, 63’), Divanoviq (89’). 

Pas javës së 16-të në Kampionatin e Malit të ZI, Deçiqi renditet në vend të dytë me 26 pikë, ka 11 me pak se lideri Sutjeska dhe Petrovac renditet i pesti me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat