​Jep dorëheqje kryesia e klubit të Arbërisë, klubi kalon në duart e kryesisë së fshatit Dobrajë

Futboll

​Jep dorëheqje kryesia e klubit të Arbërisë, klubi kalon në duart e kryesisë së fshatit Dobrajë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Klubi kalon në duart e kryesisë së fshatit Dobrajë

Klubi Kosovar i futbollit KF Arbëria që nga sot ka mbetur pa kryesi pasi drejtuesit e kësaj skuadre të hënën kanë dhënë dorëheqje.

Kryetari i klubit Jahir Krasniqi është larguar nga drejtimi i klubit së bashku me gjithë anëtarët tjetër të kryesisë dhe i ka dhënë mundësinë klubit që të shndërrohet në shoqëri aksionare.

Arbëria është e dyta në tabelë në Ligën e parë dhe po lufton për rikthim në Superligën e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga klubi:

Presidenti i Klubit Futbollistik "Arbëria" Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shndërrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.

Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.

Kryesia e klubit falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veçantë grupi e tifozëve "Stuhia e kuqe".

Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat