Vllaznia e nisi me ambicie të mëdha, por...

Futboll

Vllaznia e nisi me ambicie të mëdha, por...

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Vllaznia e nisi me ambicie të mëdha, por...

Vllaznia e nisi me ambicie të mëdha këtë sezon futbollistik, duke kërkuar që të ruajë nivelin e një edicioni më parë, kur ariti që të renditej në vendin e dytë në kuotë të barabartë piikësh me Teutën që u shpall kampione, vetëm për shkak të golavarazhit. Ekipi i Thomas Brdaric ka pësuar ndryshime nga sezoni i shkuar, megjithatë në 10 javë ka arritur që të grubumbullojë 16 pikë, 5 më pak se Tirana kryesuese dhe 4 më pak se Kukësi i vendit të dytë.

E veçanta e skuadrës së Brdaric është se të gjithë mund të shënojnë. Kuqeblutë kanë realizuar 18 gola me 10 autorë të ndryshëm, duke qenë skuadra me më shumë shënues, ndjekur nga Kukësi me 9. Aralica dhe Da Silva kanë shënuar nga katër herë, Latifi dhe Hoxhaj nga dy, ndërsa kanë gjetur rrugën e  rrjetës dhe Diagne, Gurishta, Jonuzi, Mustedanagicc, Kaina dhe Djurdjevicc.

Në këto 10 ndeshje të para të kampionatit janë aktivizuar 20 futbollistë nga stafi teknik, gjysma prej të cilëve kanë pasur mundësinë që të festojnë së paku një gol. Një element tepër i veçantë, që i jep garanci kuqebluve se çdokush prej lojtarëve ka aftësi për të zgjidhur një ndeshje, në një mënyrë apo në një tjetër.

Për t’u veçuar fakti se 18 golat e shënuar, skuadra shkodrane i ka realizuar në vetëm 6 takime, kur ka arritur që të shënojë dhe statisitikat tregojnë se kuqeblutë asnjëherë nuk dalin duarbosh në ndeshjet që arrijnë që të gjejnë rrugën e rrjetës, teksa minimalisht arrijnë që të marrin një pikë.

Me një skuadër, ku të gjithë janë nuhatës të golit, askush nuk mund t’i frenojë shkodranët të pretendojnë vendet e para të renditjes, apo ambicjet e tyre për titullin kampion, që iu afruan aq shumë një edicion më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat