Fazlija: Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi

Futboll

Fazlija: Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:20
Fazlija: Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi

Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës për femra, Afërdita Fazlija tha pas ndeshjes se skuadrën e saj nuk e përcolli fati në disa raste, ndërsa për Shqipërinë shtoi se shfrytëzoi rastet e pakëta që kishin.

“Realisht, e kemi thënë se me Shqipërinë jemi dy ekipe, mendoj të barabarta. Megjithatë, këtë herë erdhi në shprehje përvoja e Shqipërisë. Ne si ekip bëmë një punë të mirë, por pranuam dy gola të pafalshëm.

Pas dy golave, tentuam të kthehemi dhe shpresuam që në pjesën e dytë për një rikthim, por nuk ia dolëm.

Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi me ekipin tonë”, tha Fazlija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat