Shumë klubet të njohura pas talentit të Tiranës, në mesin e tyre dhe Feyenoordi

Futboll

Shumë klubet të njohura pas talentit të Tiranës, në mesin e tyre dhe Feyenoordi

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Shumë klubet të njohura pas talentit të Tiranës, në mesin e tyre dhe Feyenoordi

Menaxherë të shumtë kanë nën vëzhgim Marsel Ismajlgecin, ku në ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës, atë të U-21 dhe sfidat me Kukësin e Skënderbeun ata e kanë parë nga afër lojtarin e Shpresave të Shqipërisë.

Kështu, skautë të Feyenoordit, Ferencvarosit dhe të disa skuadrave turke e ndjekin lojtarin çdo takim.

E reja në këtë histori është Feyenoordi i Holandës, ndërsa hungarezët kanë kohë që ushtrojnë presion për lojtarin e krahut të majtë, që pëlqehet shumë nga skuadra ku luan Myrto Uzuni.

Menaxherët e klubit hungarez jo vetëm vazhdojnë të vlerësojnë mundësinë e një firme me lojtarin e Tiranës. Nga ana tjetër, bardheblutë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro.

Ofertat tjera 

Për Ismajlgecin ka shumë oferta. Njëra, madje vjet, ka qenë një ofertë e çmendur e ardhur nga Turqia. Vjet disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro.

Gjithsesi, në momentin e fundit gjithçka ra poshtë. Nga ana tjetër, Gent e Cercle Brugge janë dy nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin.

Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar apo duan të ofrojnë blerësit, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Veç skuadrës belge, janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Polonia, Kroacia e deri në Turqi.

Vlera e kartonit të futbollistit është 350 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat