Evertoni dhe Liverpooli përplasen në derbin lokal, formacionet zyrtare

Futboll

Evertoni dhe Liverpooli përplasen në derbin lokal, formacionet zyrtare

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Evertoni dhe Liverpooli

Edhe pse Evertoni është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë të rezultateve pasi në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim, derbi ndaj Liverpoolit asnjëherë nuk është ndikuar nga forma e skuadrave, andaj edhe sonte nuk mund të parashikohet fituesi i këtij takimi.

Liverpoli po vazhdon luftën me Manchester Cityn dhe Chelsean për kreun e tabelës dhe trajneri Jurgen Klopp kërkon nga skuadra që ta ruajnë ecurinë pozitive të rezultateve edhe pas kësaj ndeshjeje e cila starton nga ora 21:15.

Këto janë formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Coleman, Kane, Godrey, Digne, Allan, Doucoure, Gray, Townsend, Richarlison, Rondon

Liverpool: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertsonm Firmino, Handerson, Thiago, Mane, Salah, Jota

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat