Baki Bulliqi më i miri në vitin 1994, dhjetëshja më e mirë në kohën e kërcënimeve nga regjimi serb

Futboll

Baki Bulliqi më i miri në vitin 1994, dhjetëshja më e mirë në kohën e kërcënimeve nga regjimi serb

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Baki Bulliqi me fanella kuq e zi, shihet me fytyrë

Nën kërcënimet e pushtuesit serb, por asnjëherë të dorëzuar sportistët e Republikës së Kosovës, zhvillonin garat në kuadër të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999), në fusha dhe salla të improvizuara.

As vapa, as acari dhe as kërcënimet e regjimit serb, nuk i ndalonte djemtë tanë drejtë qëllimit të tyre.

Në vitin 1994, u shpall laureatët më të mirë të futbollit, kush më i miri përveç Baki Bulliqi, një emër që duket se është harruar tash e një kohë të gjatë.

FFK-ja e asaj kohe, me president Rexhep Abdullahu, tani i ndjerë, organizuan ceremoninë për të shpallur më të mirët. Baki Bulliqit i takoi epiteti i më të mirit.    

“Laureatët e Vitit 1994: Në një ceremoni rasti Kryesia e FFK‑së më 26 dhjetor 1994 shpalli më të mirët për këtë vit. Dhjetë futbollistët më të mirë, për Vitin 1994:

1. Baki Bulliqi, KF Besëlidhja nga Prishtina
2. Jeton Qubreli, KF Minatori ‘89 nga Mitrovica
3. Jeton Osmanaj, KF Besa nga Peja
4. Sejdi Sermaxhaj, KF Kitka nga Hogoshti
5. Afrim Tovërlani, KF Prishtina
6. Bardhec Seferi, KF Trepça nga Mitrovica
7. Burim Domniku, KF Dukagjini nga Klina
8. Adnan Aliu, KF Drita nga Gjilani
9. Fadil Ademi, KF 2 Korriku nga Prishtina
10. Eroll Krasniqi, KF Dukagjini nga Klina
Klubi më i suksesshëm
KF Dukagjini nga Klina
Me mirënjohje u nderuan edhe:
KF Prishtina fituese e kupës së Kosovës
Trajneri më i suksesshëm: Rafet Prekazi i KF Dukagjini nga Klina
Gjyqtari më i mirë: Skënder Hoxha nga Gjilani
Me mirënjohje u nderuan edhe këta gjyqtarë: Enver Qosa nga Podujeva, Shyqyri Gashi nga Peja, Enver Voca nga Mitrovica.
Punëtori më i mirë sportiv u shpall: Jakup Berisha nga Gjilani. Me mirënjohje u nderuan edhe këta punëtorë sportivë: Bajram Haxha nga Mitrovica, Abdurrahim Islami nga Ferizaj, Xhevdet Gashi (Galani) nga Peja”,
shkruan në librin e FFK-së, “20 vjet mëvetësim – 1991-2011”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat