Kasimpasa barazon me Besiktasin, Florent Hadërgjonaj merr notën më të lartë

Futboll

Kasimpasa barazon me Besiktasin, Florent Hadërgjonaj merr notën më të lartë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 00:06
Florent Hadërgjonaj

Kasimpasa e ka ndalur me barazim 1:1 Besiktasin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron 15-të në Superligën e Turqisë. 

Futbollisti shqiptar, Florent Hadërgjonaj luajti tërë ndeshjen, duke bërë një performancë të shkëlqyer.

E kjo paraqitje i është shpërblyer yllit shqiptar, i cili u vlerësua me notën 7.8, më të lartën në këtë ndeshje.

Image
Statistika

Besiktas nuk po kalon një edicion të lehtë, ku pas 15 xhirove të para ka vetëm 21 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë.

Ndërkohë, Kasimpasa pozicionohet në vendin e 19-të, me vetëm 11 pikë të tubuara në 15 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat