Kukësi vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës

Futboll

Kukësi vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Kukësi vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës

Java e 11-të në Abissnet Superiore është mbyllur duke dhënë verdiktet e plota, ndërsa kreu nuk ndryshon.

Kukësi vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës, me vetëm 1 pikë diferencë, por tani verilindorët kanë sulmin më të mirë të kampionatitit me 25 gola, 4 me shumë se Tirana.

Fitorja tenistike 6-1 ndaj Kastriotit në Kamëz, i jep të drejtë skuadrës së Diego Longos të besoj seriozisht te titulli kampion. Asgjë nuk është rastësi, Kukësi jo vetëm ka sulmin më të mirë, por gjithashtu në listën e golashënuesve, 3 emrat e parë janë nga formacioni i verilindorëve.

Kroati Edi Basa kryeson këtë listë, me 6 gola të shënuar edhe pse ndaj krutanëve nuk e gjeti rrjetën, ndërsa serbi Milunovic i’a doli të shënonte duke shkuar në kuotën e 5 finalizime. Të njëjtë numër golash, tani ka edhe Feijao, braziliani i cili ishte protagonisti kryesor në fitoren e të shtunës, pasi shënoi një “tripletë”, kur deri përpara javës së 11-të kishte shënuar vetëm dy gola, ndaj Partizanit dhe Teutës, njofton supers sport.

16 nga 25 golat kanë ardhur pikërisht nga kjo “treshe”, që për momentin bënë diferencën krahasuar me skuadrat e tjera, duke dhënë sinjalet e duhura për italianin Longo, që tani repartin e sulmit e sheh si pikën më të fortë. Përpara takimit me Kastriotin, Kukësi ishte veçuar për lojën e bukur, por tani verilindorët krenohen edhe me golat.

Sulmuesi tjetër që ka arritur të gjej golin është edhe Klejdi Daci, por me pak minuta në këmbë, ndërsa gola ka patur edhe për repartet e tjera. Me 2 gola për momentin janë  Gjelbrim Taipi dhe Ndreca, ndërsa Peposhi, Hila, Shqiprim Taipi dhe Lulaj kanë gjetur gjithashtu rrugën e rrjetës në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat