Struga Trim Lum nuk arrin më shumë se barazim me Tkveshin 

Futboll

Struga Trim Lum nuk arrin më shumë se barazim me Tkveshin 

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:52
Struga Trim Lum nuk arrin më shumë se barazim me Tkveshin 

Edhe një barazim tjetër (0:0), këtë herë kundër Tikveshit për Struga Trim Lum, skuadër kjo që mban epitetin e skuadrës me më shumë barazime në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut gjatë këtij edicioni, gjithsej 8. 

“Edhe përkundër disa rasteve ideale për gol, sërish mungoi realizimi për skuadrën tonë, që gjatë pjesës së parë u kanos me Besir Ramadanin dhe më pas edhe me Fiton Ademin, i cili njëherit kishte edhe rastin më të mirë për gol. 

Numri 20 i Struga Trim Lum edhe pse kishte edhe zgjidhje tjera, për të kombinuar me Emir Skenderin, vendosi që ta përfundojë në mënyrë individuale aksionin, mirëpo pa sukses, pasi goditja e tij përfundoi mbi gol.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të qetë për të dyja skuadrat, ndërsa me kalimin e minutave skuadra jonë sërish ishte ajo që sulmonte, mirëpo pa rrezikuar më konkretisht portën kundërshtare, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit.

Pas 16 xhirove skuadra e Struga Trim Lum renditet në pozitën e 6-të me 23 pikë, ndërsa në mesjavë do të jemi mysafir të Renovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të”, shkruan në faqen e KF Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat