Drenica reagon ashpër: Maskarada e Nuzës nuk ka të ndalur, tregoi mëshirë për “familjarët”

Futboll

Drenica reagon ashpër: Maskarada e Nuzës nuk ka të ndalur, tregoi mëshirë për “familjarët”

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Drenica reagon ashpër: Maskarada e Nuzës nuk ka të ndalur, tregoi mëshirë për “familjarët”

Në kuadër të xhiros se 17-të skuadra e Ballkanit ka triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultatin minimal, 0:1.

Klubi ‘kuqezi’ ka reaguar sot ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

Sipas ‘kuqezinjve’, Nuza tregoi ‘mëshirë’ për ‘familjarët’ (lojtarët) e FC Ballkanit.

Gjithashtu, drenicasit thonë se për të gjitha dëmtimet do t’i paraqesin në UEFA dhe FIFA si dhe instancat gjyqësore, meqe FFK sipas tyre po hesht.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Drenicës:

Rastet nga ndeshja Drenica – Ballkani, për karton të kuq, për të cilat Genc Nuza tregoi ‘mëshirë’ për ‘familjarët’ (lojtarët) e FC Ballkanit.

Maskarada e Genc Nuzez nuk ka te ndalur kundër Drenices, kjo nuk është ndeshja e vetme në të cilën jemi dëmtuar nga ky gjyqtar.

Te gjitha dëmtimet edhe te Genc Nuzes edhe te gjyqtareve te tjere, do t’i paraqesim ne UEFA dhe FIFA si dhe instancat gjyqesore, meqe FFK, po heshte, e Drenica po dëmtohet vazhdimisht.

Shihemi se shpejti Nuza & Co!

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat