Klopp: Nesër duhet të bëjmë ndryshime ndaj Milanit, lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje

Futboll

Klopp: Nesër duhet të bëjmë ndryshime ndaj Milanit, lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:30
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp e ka pranuar se nesër do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Milan dhe Liverpool luajnë nesër nga ora 21:00  në “San Siro”, me vendasit që kërkojnë fitoren për të kaluar tutje, kurse “Reds” luajnë për prestigj, pasi kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp në konferencën e sotme ka potencuar se i duhet të pushojë disa lojtarë – teksa zbuloi se lojtarët e kthyer nga dëmtimet do të marrin minuta.

“Ne duhet të bëjmë rotacion, kjo është e qartë. Ne duhet ta bëjmë këtë dhe ky është fakt. Është gjithmonë kështu, na duhen lojtarë me këmbë të freskëta dhe ë kanë më shumë energji. Kjo është ideja për nesër”, tha fillimisht Klopp në konferencën për media.

“Nesër ka shumë gjasë që Divock Origi do të startojë – teksa do të luajnë edhe disa lojtarë që kanë më pak minuta dhe lojtarë që janë kthyer së fundmi nga lëndimet”, vazhdoi Klopp.

“Unë jam në duart e departamentit mjekësor. Më duhet të pranoj vendimet e tyre. Lojtarët kanë luajtur shumë ndeshje. Ne mund të bëjmë 5 ndryshime në Champions, kjo na ndihmon”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat