Adeyemi: Kur luaja te Bayerni në moshën 9-vjeçare isha një tifoz i madh

Futboll

Adeyemi: Kur luaja te Bayerni në moshën 9-vjeçare isha një tifoz i madh

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:08
Adeyemi: Kur luaja te Bayerni në moshën 9-vjeçare isha një tifoz i madh

Në një intervistë për UEFA-n, Karim Adeyemi, perlë e Salzburgut e kërkuar nga gjysma e Evropës, u përpoq të prezantohej, duke folur edhe për ëndrrën e Ligës së Kampionëve dhe të ardhmen e saj.

“Kur luaja te Bayerni në moshën 9-vjeçare isha një tifoz i madh. Më pëlqente Robben, mendoj se ai ishte një nga lojtarët më të mirë të majtë. Nëse i ngjaj atij? Jo, unë jam më shumë si Mbappe ose Aubameyang.

Çdo fëmijë ëndërron të luajë në Champions League dhe sigurisht ta fitojë atë me Salzburgun, është një ekip i mrekullueshëm për ta, lojtarët e rinj këtu ata mund të kenë një shans.

Kemi shumë 18-vjeçarë në ekipin e parë. Këtu në Salzburg ne besojmë te të rinjtë, i lëmë të luajnë dhe të rriten , derisa të bëhen lojtarë të mëdhenj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat