Kështu thoshte për Prishtinën trajneri i famshëm kroat, që sot lufton me sëmundjen e rëndë

Futboll

Kështu thoshte për Prishtinën trajneri i famshëm kroat, që sot lufton me sëmundjen e rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:49
Kështu thoshte për Prishtinën trajneri i famshëm kroat, që sot lufton me sëmundjen e rëndë

Është në moshën 86 - vjeçare, po lufton me sëmundjen e rëndë, me kancerin.  Dy herë e mposhti këtë sëmundje, por pas një kohe sërish iu kthye kjo sëmundje trajnerit të famshëm të futbollit kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq.   

Në pranverën e vitit 1985, mori timonin e klubit të futbollit Prishtina në kohën e kapitenit Fadil Vokrri dhe e siguruan ekzistencën në ligën e parë federative ish jugosllave.

Me 21 prill të vitit 1985, Prishtina triumfoi me rezultat 2:0 kundër Radniçkit të Nishit, në ndeshjen e javës së 26-të. 

Image

Në të majtë Vokrri, Batroviqi, Kelmendi e në prapavijë Shala e Shengyli

Mbi 30 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës, atmosferë si në stadiumet braziliane, pas ndeshjes Bllazheviq, ishte sikur në qiellin e shtatë, duke deklaruar fjalët më të mira për Prishtinën dhe tifozët e saj. 

Prishtina renditej në vend të 17-të me 21 pikë pas javës së 26-të,  Radniçki në të 16-tin me 22. Në fund të kampionatit, Prishtina zuri vendin e dhjetë me 32 pikë. 

Radniçki bie në pozitën e 18-të me 27 sosh dhe së bashku me Iskrën e Bugojnos (27 pikë) bien nga liga.   

“Shënuam një fitore tejet të vlefshme, kundër një kundërshtari shumë të fortë dhe të papërshtatshëm për secilën skuadër. 

Image

Pos në fillim të pjesës së dytë kur 'ramë' pakëz nga loja, futbollistët e mi, të cilët janë trima të vërtetë, ishin më të mirë, dominuan në fushë dhe si kurorë e kësaj arritëm dy herë ta mposhtim portierin Panteliq, duke i shënuar dy gola mjaft efektivë. 

E patëm shumë vështirë të demonstrojmë lojë më cilësore, ngase si për ne, ashtu edhe për mysafirët, kjo lojë kishte rëndësi të madhe. Do të ishte e padrejtë të mos përmendej lojtari i 12-të yni - publiku, i cili edhe një herë dëshmoi se nuk e ka shoqin në vend”, kishte deklaruar Bllazheviqi me 21 prill të vitit 1985 për sportin  e "Rilindjes"..

Duhet theksuar se Bllazheviqi me Kombëtaren Kroacisë, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, pjesë e saj ishte edhe Ardian Kozniku, futbollist i shquar në ato vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat