​Një objektiv për të dy skuadrat, formacionet zyrtare të Porto-Atletico Madrid

Futboll

​Një objektiv për të dy skuadrat, formacionet zyrtare të Porto-Atletico Madrid

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Porto dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë sonte përballjen vendimtare dhe njëkohësisht do ta mësojnë fatin e tyre nëse do të jenë në mesin e skuadrave që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Të dy këto skuadra janë në luftë për vendin e dytë në grupin G. Skuadra portugeze ka pesë pikë në vendin e dytë, kurse ajo spanjolle një më pak në vendin e katërt.

Edhe gjiganti italian Milani është e përfshirë në këtë luftë me katër pikë në vendin e tretë, derisa vendin e parë tashmë e ka të siguruar Liverpooli me 15 pikë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Porto: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu, Grujic, Vitinha, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson

Atletico Madrid: Oblak, Vrsjalko, Kondogbia, Hermoso, Carrasco, Koke, Paul, Llorente, Lemar, Griezmann, Suarez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat