Skuadrat kërkojnë të sensibilizojnë shoqërinë shqiptare

Futboll

Skuadrat kërkojnë të sensibilizojnë shoqërinë shqiptare

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Skuadrat kërkojnë të sensibilizojnë shoqërinë shqiptare

Vllaznia pret Partizanin në Loro Boriçi me skuadrat që do të provojnë të marrin pikët e plota në mënyrë që të mos humbasin kontaktet me kreun, aty ku gjendet Tirana dhe Kukësi.

Mirëpo, përveç “luftës” sportive në fushë, skuadrat kanë menduar edhe për të dhënë një mesazh të veçantë para se të nisë loja.

Kështu, të dyja ekipet do të zbresin në fushë me një bluzë speciale ku bie në sy fjalia “burrat dinë me dashtë”, ndërsa theksi vendoset te luftimi i një fenomeni negative si dhuna në familje.

Një mesazh i bukur për t’u shpërndarë dhe për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat