Tre futbollistë të rinj vdesin në aksident komunikacioni 

Futboll

Tre futbollistë të rinj vdesin në aksident komunikacioni 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:01
Tre futbollistë të rinj vdesin në aksident komunikacioni 

Radio Sarajeva njofton për një tragjedi të madhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Tre futbollistë të rinj humbin jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

“Rajoni i Gornje Vrbas është mbuluar nga pikëllimi pas një aksidenti të tmerrshëm në trafik që ndodhi mbrëmë në rrugën kryesore në qytetin Çaushlije, ku humbën jetën tre të rinj”, njofton Radio Sarajeva.

Tre të rinj humbën jetën në një aksident trafiku në qytetin Çaushlije në rrugën kryesore M-16 Donji Vakuf – Bugojno.

Këta janë lojtarët e Radnikut nga Donji Vakuf: Elkaz Ceylan, Alija Sheho dhe Edin Dogan.
Klubi nga Donji Vakuf u ka dhënë lamtumirën anëtarëve përmes rrjeteve sociale:

“Në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur mbrëmë pak pas orës 22.00, në rrugën kryesore M-16 Donji Vakuf – Bugojno, në vendbanimin Çaushlije, kanë humbur jetën: Elkaz Ceylan, Alija Sheho dhe Edin Dogan”, njofton mes të tjera klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat