Reprezentuesi polak flet për kandidatët më të besueshëm

Futboll

Reprezentuesi polak flet për kandidatët më të besueshëm

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Reprezentuesi polak flet për kandidatët më të besueshëm

Robert Lewandowski i cili fitoi çmimin ‘Lojtari i Artë’ nga Tuttosport për të dytin vit radhazi, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane.

Reprezentuesi polak ka folur për kandidatët më të besueshëm për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe mbrojtësit më të ashpër me të cilët ai është përballur ndonjeherë.

“Do të jetë e vështirë [të fitosh Ligën e Kampionëve] në vitin 2022, por ne do të përpiqemi”, tha ylli i Bayern Munichut, transmeton lajmi.net

“Ne e dimë se do të duhet të mposhtim Manchester City, Liverpool, Chelsea, PSG dhe Real Madrid për të fituar titullin”, u shpreh Lewandowski për gjasat e Bayernit në Ligën e Kampionëve.

I pyetur cilët janë mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur ndonjëherë, polaku u përgjigj:

“Unë emërtoj dy: Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos. Ata janë të fortë dhe fizikisht shumë të fortë. Ata i dinë të gjitha truket e lojës, por janë gjithmonë korrektë në fushë. Është e vështirë, por edhe qesharake, të luash kundër tyre”, ka përfunduar sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat