Shqiptari me Atalantën triumfojnë në Veronë, futen në luftë për titull në Itali

Futboll

Shqiptari me Atalantën triumfojnë në Veronë, futen në luftë për titull në Itali

Nga: K.Goca Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:54
Shqiptari me Atalantën triumfojnë në Veronë, futen në luftë për titull

Atalanta futet seriozisht në garë për titullin e kampionit në Itali. 

Skuadra nga Bergamo importon tre pikë që nuk maten as me ari nga Verona. 

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Veronës.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit standard, duke treguar angazhim të madh dhe e ka ndihmuar ekipin drejt fitores. 

Për Atalantën shënuan Mirachuk (37'), Koopmeiners (62') dhe për Veronën Simeone (22'). 

Ataalanta renditet në pozitën e tretë me 37 pikë, dy me pak se lideri Milani dhe Verona është e 11-ta me 23 sosh pas 17 jave.në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat