Shkupi, kampion vjeshtor! Sedloski: Jam jashtëzakonisht i lumtur

Futboll

Shkupi, kampion vjeshtor! Sedloski: Jam jashtëzakonisht i lumtur

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Shkupi, kampion vjeshtor! Sedloski: Jam jashtëzakonisht i lumtur

FC Shkupi është kampioni vjeshtor në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Në 18-të ndeshje të zhvilluara, skuadra shqiptare ka fituar 13 herë, ka tre barazime dhe dy humbje.

Ka shënuar 43 herë dhe i ka pësuar 11 gola.

Në tabelë jemi të parët me gjithsej 42 pikë të grumbulluara.

Pa dyshim, këto rezultate janë meritë e të gjithëve, por më së shumti kryetrajnerit Goce Sedloski, i cili shprehet i lumtur për rezultatet e klubit dhe për punën ekipore gjatë muajve të fundit.

“Në fund të pjesës së parë të këtij sezoni, do të doja ti falënderoja të gjithë për punën e mirë duke filluar nga lojtarët, stafin teknik, ndihmësit e mi, presidentin e klubit dhe të gjithë ata që punuan fortë gjatë këtyre muajve që të jemi këtu ku jemi.

E një falënderim të veçantë për tifozët tanë që ishin prezent në çdo ndeshje tonën, duke qenë me të vërtetë, lojtari jonë I 12-të.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që po e përfundojmë pjesën e pare të sezonit të parët në tabelë, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse ne kemi edhe shumë për të treguar dhe shumë për të fituar.
Tani kemi pushim dhe do dëshiroja që lojtarët të pushojnë e të kthehen edhe më të forte, sepse na pret një rrugë e gjatë dhe shumë punë”
, tha kryetrajneri jonë Goce Sedloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat