Liverpooli bën histori në Premier Ligë, skuadra e parë që arrin shifrën e 2,000 fitoreve

Futboll

Liverpooli bën histori në Premier Ligë, skuadra e parë që arrin shifrën e 2,000 fitoreve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:41
Liverpool kundër skuadrës së Newcastle United

Liverpooli shënoi fitore sot me rezultat 3:1 kundër skuadrës së Newcastle United, kështu duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat.

Por, me fitoren e sotme Liverpooli ka bërë histori në Premier Ligën angleze, ku është bërë skuadra e parë angleze që arrin shifrën e 2,000 fitoreve në këtë garë.

Golashënues për “Të Kuqtë” ishin Diogo Jota, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, ku ky i fundit shënoi një gol tejet të bukur.

Po ashtu, kjo ishte fitorja numër 150 e Jurgen Klopp me Liverpoolin, ku është bërë trajneri i parë në histori të Liverpoolit që e arrin këtë shifër më së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat