Cadiz ia uron ditëlindjen Benzemas dhe i kërkon francezit të mos luaj fare

Futboll

Cadiz ia uron ditëlindjen Benzemas dhe i kërkon francezit të mos luaj fare

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:35
Cadiz ia uron ditëlindjen Benzemas dhe i kërkon francezit të mos luaj fare

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema sot feston ditëlindjen e 34-të.

Reprezentuesi francez ka marrë shumë urime nga bashkëlojtarët, kolegët dhe klubi i tij, Real Madridi.

Megjithatë, për një urim të veçant dhe qesharak është përkujdesur klubi i La Ligës, Cadizi, që është kundërshtar i Real Madridit dhe Benzemas sonte në La Liga.

Klubi i Cadiz në urimin e tyre i kanë kërkuar Benzemas që të mos luajë ndaj tyre sonte dhe ta feston ditëlindjen me familjen dhe shokët e tij.

“Urime ditëlindjen Benzema. Pushoni në këtë ditë dhe festoni ditëlindjen me familje dhe shokët tuaj. Ju nuk keni nevojë të luani sot”, ka shkruar Cadiz në Twitter.

Ndeshja e sotme në mes Real Madridit dhe Cadizit luhet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat