Xavi e bën listën që tani

Futboll

Xavi e bën listën që tani

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:58
Xavi e bën listën që tani

Barcelona pritet të pësojë ndryshime në janar. Trajneri Xavi po ideon skuadrën e tij në vazhdim dhe për momentin dy lojtarë të ekipit aktual nuk janë në planet e tij.

Njëri është braziliani Philippe Coutinho, i cili edhe në verë u tentua nga Barcelona që të shitej ose edhe të largohej me parametra zero dhe klubi të lirohej nga paga e tij.

Një tjetër lojtarë që Xavi nuk e llogarit është sulmuesi Luuk De Jong. Holandezi u mor në momentet e fundit nga Koeman te Sevilla.

Gjithsesi situata e tij nuk është e mirë dhe tani Barcelona do të donte ta sistemonte diku, qoftë edhe ta kthente në skuadrën nga Andaluzia që po lufton për titullin kampion..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat