Media kroate: Serbët çmenden, lojtari i Hajdukut, i lindur në Beograd, do të luajë për Kosovën

Futboll

Media kroate: Serbët çmenden, lojtari i Hajdukut, i lindur në Beograd, do të luajë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:12
Agim Ademi e Emir Sahiti

Media e njohur kroate “Vecernj List”, shkruan për sulmuesin shqiptar të Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti, i cili ka vendosur të luajë për kombëtaren e Kosovës, pasi ka luajtur për moshat e reja të Shqipërisë. 

“Pas një takimi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Sahiti ka nënshkruar kontratën sipas së cilës tash e tutje do ta bartë fanellën e Kosovës”, shkruan “Vecernj List”.

Më tej shkruan: “Media serbe çmendet, lojtari i Hajdukut, i lindur në Beograd, do të luajë për Kosovën.

Meqë ra fjala, Emiri ka lindur në Zemun, lagje e Beogradit, në vitin 1998 dhe prindërit e tij janë nga Medvegja. Sigurisht që vendimi i anësorit të Hajdukut nuk i ka pëlqyer publikut serb”, shkruan media kroate.

“Një djalë i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosovë”, shkruan “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat