Në fushë edhe me vetëm 11 futbollistë dhe pa portier!

Futboll

Në fushë edhe me vetëm 11 futbollistë dhe pa portier!

Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:06
Në fushë edhe me vetëm 11 futbollistë dhe pa portier!

Skuadrat që marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës do të jenë të detyruara të zbresin në fushë në turneun që nis më 9 janar edhe nëse do të kenë në dispozicion vetëm 11 lojtarë si pasojë e shpërthimit të infektimeve me Koronavirus.

Madje, në bazë të udhëzimeve të Konfederatës Afrikane të Futbollit, edhe nëse mes 11 futbollistëve në dispozicion nuk ka asnjë portier, sërisj takimet do të luhen.

Çdo përfaqësuese, që nuk mund të zbresë në fushë, do ta humbë në tavolinë 2-0. Udhëzimi është lëshuar pasi disa skuadre raportuan raste të shumta me Covid-19 përpara fillimit të turneut.

Të premten, Egjipti vonoi nisjen drejt Kamerunit dhe u detyrua të anulonte stërvitjen pasi raportoi disa raste me Koronavirus.

Faraonët, të cilët e kanë fituar shtatë herë këtë kompeticion u nisën këtë të shtunë drejt vendin organizator.

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ishte mes dy lojtarëve që rezultuan pozitivë në skuadrën e Gabonit të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat