Benzema tregohet i saktë nga penalltia, Real Madridi me një dorë mbi trofeun e Superkupës së Spanjës

Futboll

Benzema tregohet i saktë nga penalltia, Real Madridi me një dorë mbi trofeun e Superkupës së Spanjës

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:48
Karim Benzema

Real Madridi ka dyfishuar epërsinë ne finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos, 2-0.

Luka Modric e hapi llogarinë e golave për Los Blancos në fundin e pjesës së parë, derisa e dyta filloi edhe më mirë për ta.

Ishte Karim Benzema që realizoi nga penalltia në minutën e 51-të, duke afruar edhe më shumë Real Madridin drejt trofeut.

Sulmuesi francez po kalon nëpër një formë sensacionale në këtë edicion, e që padyshim se ky gol vetëm përmirëson statistikat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat