Arrestohen dy grupe italo-shqiptare, njëra ishte e lidhur me kryeultrasin e ekzekutuar të Lazios

Futboll

Arrestohen dy grupe italo-shqiptare, njëra ishte e lidhur me kryeultrasin e ekzekutuar të Lazios

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:17
Arrestohen dy grupe italo-shqiptare, njëra ishte e lidhur me kryeultrasin e ekzekutuar të Lazios

Policia italiane ka zhvilluar sot një aksion të koordinuar për arrestimin e 27 personave, pjesëtarë të dy bandave italo-shqiptare që vepronin përtej Adriatikut. Arrestime të cilat mendohet se do të zgjidhin edhe një nga misteret e shumëpërfolura të viteve të fundit, ekzekutimin e kryeultrasit të Lacios, të njohur me nofkën “Diabolik”.

Polica antimafia ka kryer 27 arrestime, për të ndaluar këto dy banda të cilat ishin në konflikt me njëra-tjetrën dhe ishin përgjegjësi e për furnizimin me kokainë dhe hashash të tregut të Romës. Organizatat në fjalë vepronin në Romë dhe sipas policisë, ishin në luftë të ndezur për kontrollin e territorit.

Një nga këto dy organizata raportohet se bashkëpunonte me Fabricio Pishitelin, “Diabolik”, kryeultrasin e Lacios i cili u vra në gushtin e vitit 2019 me një ekzekutim të stilit mafioz.

Një vrasje e cila mendohet se ka ndikuar direkt edhe në raportin e bandave kriminale që veprojnë në kryeqytetin italian, pasi “Diabolik” kontrollonte ultrasit e Lacios që përfshiheshin në shumë aktivitete të jashtëligjshme. Sipas mediave italiane, ai kishte lidhje të ngushta me eksponentë të mafias shqiptare përtej Adriatikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat