Një tërheqje e çuditshme në Kosovë: Nëse mi paguani të gjitha borxhet, do të ua sjelli vulën dhe dokumentet 

Futboll

Një tërheqje e çuditshme në Kosovë: Nëse mi paguani të gjitha borxhet, do të ua sjelli vulën dhe dokumentet 

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:39
Një tërheqje e çuditshme në Kosovë: Nëse mi paguani të gjitha borxhet, do të ua sjelli vulën dhe dokumentet 

Tërheqje e çuditshme e kryesisë së klubit të futbollit Vëllazëria nga Zhuri.  

Ata e sqaruan edhe tërheqjen përmes një kumtese.  

“Tërheqje me shkas e kryesisë së re KF Vëllazëria nga Zhuri.

Njoftohen të gjithë sportdashësit dhe tifozat Tigrat e Zhurit se është zgjedhur Kryesia re në Kuvendin zgjedhor të datës 19.12.2021 ku prezent kanë qenë përfaqësues nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe Lidhjes Regjionale të Futbollit të Prizrenit.

Në Kuvend para se të fillohet procedura për zgjedhen e Kryetarit dhe Kryesisë së re të K.F. "Vëllazëria" është votuar unanimisht nga të gjithë të pranishmit në mungesë të raportit të punës dhe atij financiar për 4 (katër) vitet e kaluar sa e kishte mandatin sipas Statutit të klubit, e që nuk është prezantuar nga Kryetari dhe Kryesia e kaluar para Anëtarëve të Kuvendit, që mos të merr asnjë obligim që mund të dal nga Kryesia e vjetër.

Kryesia e re që doli nga Kuvendi zgjedhor që nga dita e parë kanë punuar së bashku deri ne datë 19.01.2022, për të rikthyer besimin tek Tifozat dhe sportdashësit e klubit të Zhurit me rrethinë.

Sapo angazhimi ynë filloi të jap rezultate, në skenë filluan të dalin pengesat pikërisht nga ish Kryetari duke mos dorëzuar dokumentacionin dhe vulën e klubit, me pretekst se ka borxhe të pashlyera të klubit.

Nuk mjaftoi kjo por filluan të paraqiten edhe persona të tjerë duke pretenduar se klubi u ka borxhe.

Duke parë këto kërkesa që filluan të paraqitën, dhe kushtëzimi i ish Kryetarit erdhëm në përfundim që ne si Kryesi e sapo zgjedhur nuk jemi për ta futur në ngërç edhe më të madh klubin VENDOSËM që më e mira e mundshme për klubin është tërheqja e jonë dhe  ish Kryetari me Kryesinë që e ka patur obligim të punojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve që nuk janë paraqitur aty ku është dashur të diskutohen dhe të zgjidhen në Kuvend.

Për ne si Kryesi e re nuk na ka munguar vullneti dhe dëshira për të punuar dhe ecur përpara, por nuk mundemi që krahas angazhimit tonë për të ia rikthyer imazhin e klubit, të ballafaqohemi edhe me kushedi se çfarë probleme edhe më të thella që mund të na dalin.

Nga sa u tha më lart ne Kryesia e re duke i parë bllokimet që filluan të na bënin jemi të detyruar që si zgjidhje për të zhbllokuar ngërçin po tërhiqemi duke u lënë rrugën e hapur ish Kryetarit dhe Kryesisë që të i zgjidhin këto probleme që i kanë akumuluar që nga fillimi.

Meqenëse edhe vula dhe dokumentacioni nuk na u dha pa të cilat nuk mundemi ta zhvillojmë aktivitetin e mëtejmë për të mirën e klubit.

Kjo argumentohet edhe me faktin se në prani të gjithë anëtarëve prezent në mbledhje më datë 19.01.2022, është bërë edhe biseda e fundit telefonike me ish Kryetarin për dorëzimin e dokumenteve dhe vulës që ta vazhdojmë aktivitetin, mirëpo përgjigja e ish Kryetarit z. Ajazi ishte: "Nëse mi paguani të gjitha borxhet, do të ua sjelli vulën dhe dokumentet".

Falenderojmë të gjithë personat që i kemi kontaktuar për bashkëpunim ku edhe të gjithë kanë shprehur gatishmërinë maksimale për financimin e klubit që të mund të vazhdohen garat.

Mbetet në ndërgjegjen e ish Kryetarit dhe Kryesisë për të vepruar, pasi që pengesën më të madhe e kemi nga këta.
Falënderojmë:

Kompaninë "B-Sope" me pronar vëllezërit Sope të cilët kanë qenë promotor për riaktivizimin dhe mbështetjen që i ka bërë klubit

Kompaninë “ Vëllezërit e Bashkuar” drejtor z. Sefer Susuri që ka siguruar të gjitha pajisjet, veshjet sportive,
z. Taulant Muja që ka siguruar për gjithë stafin dhe lojtarët ushqimin për gjithë sezonin.

N.T. "Fidani Tours" me drejtor Zenun Kryeziu që ka siguruar transportin për disa sezona, 
Si dhe shumë donator të tjerë që kanë shprehur gadishmërinë për mbështetjen që na kanë ofruar”,
thuhet në kumtesën e KF Vëllazërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat